Ballina Lajme Kosovë ​Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut me fletarrest të lëshuar...

​Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia

Ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani është ndaluar nga Policia e Maqedonisë së Veriut, me një fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Marketing

Lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik se është informuar për arrestimin e një shtetasi kosovar nga Policia e Maqedonisë së Veriut bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Fjala është për z. Blerim Ramadani, ish-anëtar i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së, për KosovaPress.

Nga MPJD kanë thënë se ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja është angazhuar intensivisht për ta trajtuar këtë rast.

“Ambasadori ynë në Maqedoninë e Veriut, z. Qehaja, është angazhuar intensivisht për të trajtuar këtë rast dhe si MPJD Jemi duke punuar me autoritetet maqedonase për të siguruar lirimin e shpejtë të z. Ramadani”, thuhet më tutje në përgjigje.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë thënë se do të informojnë publikun për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë rast.

KosovaPress për këtë çështje ka kërkuar përgjigje edhe nga ambasadori Qehaja, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

Marketing
Exit mobile version