Ballina Lajme Maqedoni Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani emërohet Drejtor i Kullosave si kuadër i...

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani emërohet Drejtor i Kullosave si kuadër i VLEN

Bashkim Hasani, kuadër i VLEN-it, është emëruar drejtor në Drejtorinë e Kullosave, transmeton TV21.

Marketing

Se ka marrë post shtetëror, e ka konfirmuar edhe vetë Hasani në Facebook ku ka falenderuar liderin e Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti për besimin e dhënë.

“Një detyrë e re për t’ju shërbyer qytetarëve të vendit !

Faleminderit për besimin kryetar Izet Mexhiti🙏
Faleminderit për përkrahjen strukturave të VLEN🙏“, ka shkruar Hasani.

Mësohet se Hasani është emëruar drejtor në Kullosat, ndërkaq ai paraprakisht ka udhëhequr edhe me funksione të tjera shtetërore, si kuadër i BDI-së atë të zëvendësministrit të Mbrojtjes.

Marketing
Exit mobile version