Thibaut Courtois pohon se ka qenë i lumtur në Chelsea, por këmbëngul se asnjë futbollist në botë nuk mund ta hedhë poshtë mundësinë për të luajtur për Real Madridin.
Përfaqësuesi belg e braktisi klubin londinez për t’u transferuar te kampioni evropian verën e vitit 2018, transmeton Gazeta Express.
Ai nuk e kishte mbajtur të fshehur dëshirën për ta siguruar kalimin në Spanjë, pasi familja e tij ende po jetonte atje pas tri viteve produktive si i huazuar në Atletico Madrid nga 2011 deri më 2014.
Përkundër ngurrimit të Chelseat për ta shitur, ai bëri gjithçka për ta siguruar kalimin në Madrid dhe tani thotë se ishte një mundësi që nuk ka mundur ta lëshojë.
“Nuk e njoh asnjë lojtar i cili nuk do të dëshironte të luante për Real Madridin”, tha ai për ABC.
“Isha shumë i lumtur në Chelsea, ndihesha i integruar plotësisht në klub dhe kisha bashkëlojtarë shumë të mirë. Zero probleme. Por, në derë më trokiti Real Madridi dhe natyrisht kur Reali tregon interesim, atëherë kjo është thirrja më e madhe që mund ta marrësh në futboll”, shtoi ai