ISHP: Infektimet me Kovid 19 rriten për 22.2%

Sipas raportit javor të ISHP-së, për periudhën nga 08 deri më 14 Mars 2021, janë kryer 22.625 testime, me rritje prej 7.3% krahasuar me javën paraprake kurse janë regjistruar 5.456 raste të reja pozitive nga 34 qytete të vendit, me rritje prej 22.2% nga java e kaluar.

Marketing

Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë në Shkup – 2.708 apo 49.6%, me incidencë javore 438.4 në 100 miojë banorë. Incidenca më e lartë javore shënohet në Demir Kapi – 809.6 në 100 mijë banorë.

Janë regjistruar të prekur nga të gjitha grupmoshat. Më së shumti nga grupmosha mbi 60 vjeç – 1.434 apo 26.3%, nga mosha 30 deri 39 vjeç – 1.064 apo 19.5%, mosha 40 deri 49 vjeç – 977 apo 17.9%, mosha 50 deri 59 vjeç – 916 apo 16.8% dhe mosha 20 deri 29 vjeç – 698 apo 12.8%. Më së paku raste shënohen tek fëmijët e mshës 0 deri 9 vjeç – 116 apo 2.1% dhe tek mosha 10 deri 19 vjeç – 251 apo 4.6%.

Pas dy testeve negative si të shëruar janë evidentuar 2.737 pacientë që kanë qenë të shtruar nëpër apitale apo në mjekim shtëpiak që është më pak për 29.7% në krahsim me javën e kaluar.

Janë shënuar 129 raste të vdekjeve nga 21 qytete, apo për 2.3 herë më shumë se sa java e shkuar. Sa I takon moshës, 110 viktima kanë qenë mbi 60 vjeç, 17 të grupmoshës 50-59 vjeç dhe 2 të moshës 40-49 vjeç.

Më 17.02.2021 në RMV ka filluar vaksinimi kundër COVID-19, kurse deri më 15.03.2021 janë vaksinuar 6.061 punonjës shëndetësor.

Marketing