ISHP: Janë regjistruar 202 të sëmurë nga gripi

Javën e fundit përfundimisht me 15 prillin  në shtet janë regjistruar 202 të sëmurë nga gripi,  që është për 28,6 për qind zvogëlim në krahasim me javën e kaluar kur ishin regjistruar 283 të sëmurë,  citohet në raportin  që në ueb faqen e saj e publikoi Instituti për shëndet publik.

Marketing

Gjatë javës së fundit, nuk janë regjistruar  raste të vdekjes  të asocuar me grip. Numri i personave të paraqitur  javën e fundit është më i madh për 47,4 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar.

Këtë javë, në laboratorinë  virosologjike të ISHP-së arritën 17  materiale për testim të gripit, prej të cilave dy (11, 8 për qind)  pozitive për prani të virusit të gripit A (H3).

Javën e fundit një numër i madh i personave të sëmurë (141) janë paraqitur në grupin e personave të rritur prej 15 deri 64 vjet, derisa incidencë më e madhe prej 13,8 në 100.000 banorë është regjistruar te fëmijët e moshës  deri katër vjet. Janë paraqitur persona të sëmurë nga 18 njësi raportuese. Numri më i madh i personave të sëmurë janë paraqitur nga rajoni  i njësisë rajonale Gostivar (39),  ndërsa incidenca më e lartë prej 38,4 në 100.000 është regjistruar në territorin e Njësisë rajonale Negotinë.

Në sezonin 2018/2019 numri i tërësishëm i të sëmurë nga gripi arrin 21.142, ndërsa janë regjistruar 28 raste të vdekjes  të asocuar me grip, të moshës prej pesë deri në 86 vjet.