Ismaili: Skenat e 27 Prillit janë tronditëse për gjithë popullin

Ish deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili, në emisionin “200” ka theksuar se skenat e 27 Prillit të vitit 2017 janë tronditëse.

Marketing

Ismaili është shprehur: “Skenat e 27 Prillit të vitit 2017 janë tronditëse jo vetëm për mua ku kam qenë prezent por për të gjithë popullin. Ajo që kemi parë ne brenda ka qenë tmerr. 27 Prilli nuk duhet të përsëritet asnjëherë. Protestat e para disa ditëve të VMRO-së janë shumë të dëmshme. Sulmuesit e vunë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit. Ata janë kriminelë dhe nuk janë mbrojtës të demokracisë.”

Nënkryetari i ASH, Remzi Memedi, ka thënë se 27 Prilli ka ardhur si pasojë e regjimit diktatorial të VMRO dhe BDI.

Memedi:”E gjithë dhuna e 27 Prillit është si pasojë e regjimit diktatorial të VMRO-së dhe BDI-së. Ata ishin në koalicion për shumë vite dhe kanë udhëhequr një diktaturë së bashku. Pastaj pas këtyre ngjarjeve BDI dhe LSDM vazhduan më tej dhe Ziadin Selën e paraqitën si monster dhe jo si një hero tek populli. Në çfarëdo mënyre që mundën”, u shpreh nënkryetari i ASH-së.