Ismaili: Target nuk ishte vetëm Sela por të gjithë përfshirë Zaevin dhe Talatin

Rexhail Ismaili është shprehur se në natën e 27 Prillit të 2017-tës targeti kryesor nuk ka qenë vetëm Ziadin Sela por të gjithë, duke mos përjashtuar edhe Zoran Zaevin dhe Talat Xhaferin.

Marketing

Ndryshimin dhe kahjen e shtetit e ka bërë pikërisht BDI-ja e cila më pas nuk koalicionoi me VMRO por i çoi në opozitë. “Ne ishim ata që ndryshuam kahjen e shtetit së bashku me Lsdm-në duke mos harruar edhe sakrificën e të gjitha partive tjera shqiptare duke përfshirë edhe ASH-në.”

Nga ana tjetër Remzi Mehmedi ka thënë se BDI-ja ka përkrahur amnestimin e atyre që terrorizuan parlamentin. ”Ishin eksponent të partisë suaj BDI të cilët amnestuan ata që terrorizuan me 27 Prill. Kam frikë se do t’i amnestoni edhe tani këto të cilët janë të burgosur, pas takimit që kishin Zaev dhe Mickoski”, ka thënë Mehmedi.