Muaji i Ramazanit edhe këtë vit nisi me masa kufizuese për shkak të pandemisë Covid 19.
Besimtarët myslimanë tashmë janë njoftuar me rregullat për tu mbrojtur nga virusi korona ndërkohë që kryejnë obligimet fetare. Ndër të tjera është vendosur të mos organizohen aktivitete shtesë gjatë këtij muaji, sipas mundësisë, të shfrytëzohen hapësirat e jashtme të xhamisë për faljen e namazeve, ligjëratat fetare të mbahen „online“, si dhe të mos organizohen iftare dhe falje të teravisë derisa të largohet kufizimi i lëvizjes. Besimtarët që anketuam për Alsat janë të ndarë rreth kufizimeve për këtë muaj të shenjtë. Një pjesë vlerësojnë se kufizimet duhet hequr. Pjesa tjetër është e mendimit që kufizimet të mbeten deri në fund të këtij muaji për shkak të mosrespektimit të masave mbrojtëse.
“Të mbyllur jemi, nuk ke ku të shkosh. Edhe të vëllai nuk mundesh të shkosh, as te vajza ose te djali”.
“Nuk na duket mirë po s’kemi çka të bëjmë, ashtu ka vendos Qeveria. Masat po I respektojmë, me maska.”
“Mendimi im është më mirë mos të hiqet. Mirë është të hiqet por ka njerëz që nuk vetëdijesohen, nuk mbushen me mend. Mirë është të hiqet por me mbajt rregull, ka shumë që nuk e mbajnë, po tubohen”
Ndërkohë Myftinia e Shkupit edhe një herë kujtoi qytetarët se vaksinimi nuk prish agjërimin.
Vaksina kundër Covid-it nuk e prish agjërimin sepse nuk i posedon ato elemente që fetarisht, në burimet islame, në Kuran dhe Hadith, dhe në librat e Fikut që tregojnë arsye për prishjen e agjërimit. Kjo vaksinë nuk e prish agjërimin por nëse keqësohet gjendja dhe ai detyrohet nëpërmjet gojës të merr ndonjë medikament me të cilin natyrshëm do ti prishet agjërimi atëherë ai duhet ta kompensojë atë ditë më vonë me një ditë tjetër- deklaroi Qenan Ismaili, Myfti i Shkupit.
Këtë vit, besimtarët myslimanë do të agjërojnë plot 30 ditë, deri më 12 Maj. Pas përfundimit të këtij muaji kremtohet Festa e Fitër Bajramit,