Itali, 10 vjet nga tërmeti në Abruzzo: Ministri Edmond Ademi kujton viktimat nga Republika e Maqedonisë së Veriut

Ministri për diasporë, Edmon Ademi po qëndron për vizitë pune në Itali, në suaza të së cilës sot në Abruzzo- Akile dhe Poxhio Picençe mori pjesë në ceremoninë për shënimin e 10 vjetorit nga tërmeti në Akile.
Ceremonia u hap me fjalën përshëndetëse nga ana e kryetarit të komunusës Poxhio Picençe, dhe ministri Ademi.

Marketing

Ministri Ademi në fjalën e tij përshendetëse ka vënë theksin mbi solidaritetin, vullnetin e mirë dhe dëshirën e madhe për të ndihmuar, që dolën nga tërmetin katastrofal në rajonin Abruzzo- Akile, ku jetën humbën 309 persona, nga anë të ndryshme të botës, në mesin e të cilëve edhe 5 shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Fotografitë dhe monumenti i shënimit të fatkeqësisë, na japin mesazh të fuqishëm dhe të qartë, se vetëm të bashkuar mund t’u dalim ballë sfidave, qofshin ato shoqërore apo natyrore”, theksoi Ademi.

Gjatë ceremonisë u inaugurua edhe pllaka përkujtimore me emrat e viktimave nga tërmeti, si dhe u promovua libër për rastin e njëjtë.

Në suaza të vizitës së rajonit Abruzzo, ministri Edmond Ademi ka realizuar takim me kryetarin e rajonit Abruzzo, Emanuele Imprudente, kryetarin e komunës Poxho Picence, Antonelo Gialloreto, si dhe një sërë takimet me përgaqësues të diasporës tonë, e cila jeton në rajonin Abruzzo.

Natural

Natural
Natural

Marketing