Itali, arrestohet presidenti i klubit të njohur të Serie A

Futbolli italian është tronditur këtë të hënë pasi është arrestuar presidenti i një prej klubeve të Serisë A.

Marketing

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për presidentin e Sampdorias, ekipit të qytetit të Xhenovës, Massimo Ferrero, i cili u arrestua nga Guardia di Finanza si pjesë e një hetimi për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive që administron.

Ferrero u arrestua në Milano dhe u dërgua në burgun e San Vittore për falimentimin e 4 kompanive në sektorin e hotelerisë, turizmit dhe kinemasë me qendër në provincën e Kozencës.

Kompanitë, nga sa mësohet, janë shpallur të falimentuara disa vite më parë. Sipas informacioneve në mediat italiane, klubi nuk është i përfshirë në shkeljet për të cilat akuzohet presidenti i Sampdorias.

Së bashku me presidentin e Sampdorias, edhe vajza e tij Vanessa u arrestua dhe u vendos në arrest shtëpiak, nën të njëjtën akuzë si i ati i saj. Më tej, mes të arrestuarve është edhe një nip i Ferreros, Giorgio. Për momentin nuk dihet identiteti i tre të arrestuarve të tjerë të përfshirë në hetimin e kryer nga Prokuroria Publike e Paolës./

Sampdoria’s Italian chairman Massimo Ferrero before the Italian Serie A soccer match Uc Sampdoria vs Ss Lazio at Luigi Ferraris stadium in Genoa, Italy, 17 October 2020
ANSA/SIMONE ARVEDA