Italia vijon të regjistrojë shifra të larta të koronavirusit.
Në 24 orët e fundit autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se nga 239482 teste, 13158 raste kanë rezultuar pozitivë për Covid-19.
Ndërkohë 217 pacientë fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen e rëndë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 119 238.
Në 24 orë 13176 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Rajoni me rritjen më të lartë të rasteve me Covid-19 vijon të mbetet Lombardia me më shumë se 1967 të prekur, ndjekur nga Campania me 1854 , Puglia me 1203 raste dhe Lazio me 1185 të prekur.