Italia përfshihet nga moti i keq

Italia është përfshirë nga një valë e motit të keq. Reshje të dendura shiu janë regjistruar në shumë zona të gadishullit Apenin duke kthyer rrugët në lumenj. Kataneze dhe Roma janë dy qytetet më të prekura nga moti I keq. Në kryeqytetin Italian ka pasur edhe reshje breshëri. Policia italiane kanë ndërhyrë në raste të ndryshme për të shpëtuar disa shoferë që kanë mbetur të bllokuar në automjetet e tyre për shkak të rrugëve të përmbytura. Moti i keq ka krijuar probleme edhe në Milano dhe Rimineze. Stuhia në këto dy qytete ka shkaktuar rrëzimin e disa pemëve. Ndërkohë, bashkë me motin e keq në Itali kanë rënë edhe temperaturat. Fatmirësisht nga përmbytjet dhe stuhitë nuk ka pasur të lënduar apo viktima.

Marketing