Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 13,385 raste të reja nga 336,336 teste të kryera dhe 344 humbje jete nga koronavirusi. Në total vendi numëron 3,99 milionë të infektuar dhe 120,256 viktima të shkaktuar nga koronavirusi.
Në Itali në 24 orët e fundit ka pasur 13.385 raste të reja të koronavirusit krahasuar me 336.336 shtupa të kryera (të martën ka pasur 10.404 infeksione me 302.734 teste). Shkalla e pozitivitetit është 4%, nga 3.4% një ditë më parë. Numri i të shëruarve për sot ishte 18,416, kurse në total janë 3,4 milionë të shëruar.
Sipas raportimeve, janë 2,711 pacientët e shtruar në kujdes intensiv, 37 më pak krahasuar me dje ndërsa ndërsa shtrimet ditore, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë në vend ishin 168 (dje 177).
Nga ana tjetër, 19,860 pacientë janë të shtruar në pavijone të zakonshme, më pak se 452 në krahasim me dje.