Italiani aksidentohet me Ferrarin e tij 4.7 milionë dollarësh

Një shofer italian 60-vjeçar është përplasur me makinën e tij të rrallë Ferrari 275 GTB, kur doli nga një qendër tregtare në San Rocco al Porto, Itali.

Marketing

Aksidenti ka ndodhur më 19 tetor në kushte rruge me lagështi, dhe siç raportohet shoferi shpëtoi pa lëndime serioze, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Ferrarin e verdhë është ‘limited edition’ dhe ka një çmim prej 4.7 milionë dollarë.

Dëmtimi i veturës mund të shihet në panelin e përparmë djathtas, dhe duket se mungon një mbulesë e fenerit.

Nuk dihet për dëmet mekanike.

Ferrari 275 GTB është jashtëzakonisht i rrallë, ku më pak se 500 shembuj janë ndërtuar nga viti 1964 deri në vitin 1966.