ITSHKSH Shkup vizitë në Institutin e Lirive Religjioze në Uashington

Delegacioni shqiptar, nga Qeveria e Kosovës, nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e
Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup dhe nga Instituti i Studimeve Shqiptare dhe
Protestante nga Tirana sot e vizitoi Institutin e Lirive Religjioze në Uashington. Aty u prit
nga David K. Trimble – drejtor i Qendrës së Edukimit për Liritë Fetare dhe nga Jeremy P.
Barker – drejtues i programeve të Institutit të Lirive Fetare. Në këtë takim u diskutua për
gjendjen e lirive fetare në trojet shqiptare, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit me këtë
institut prestigjioz amerikan, për të këmbyer përvoja dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi, që
tema e lirive fetare të jetë e pranishme edhe në mjedisin tonë, për të prodhuar kështu një
shoqëri që e pranon të ndryshmen dhe tjetrën dhe që komunitetet e ndryshme të mund të
bashkëjetojë në mënyrë paqësore mes vete. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të
Shqiptarëve synon që një qendër e tillë e mirëkuptimit religjioz të krijohet edhe në Shkup.

Marketing
Marketing