Ivanov firmos dekretin, Gjergj Dedaj edhe zyrtarisht ambasador në Maqedoni

Gjergj Dedaj tashmë edhe zyrtarisht mban pozitën e ambasadorit të Kosovës në Maqedoni.

Marketing

Lajmin se presidenti maqedonas Gjorge Ivanov ka nënshkruar dekretin për misionin diplomatik të Dedajt në Shkup e ka bërë të ditur ky i fundit me anë të një postimi në Facebook.

“Do jam Ambasador i devotshëm dhe dinjitoz, i Kosovës në Maqedoni! Falënderoj Presidentin Thaçi, për dekretimin tim, Ambasador i Jashtezakonshem dhe Fuqiplote i Republikes se Kosovës ne Shkup, si dhe nje falënderim për Presidentin e Republikës së Maqedonisë Ivanov, për nënshkrimin e dekretimit tim, në këtë mision të rëndësishiëm shtetëror”,ka shkruar ai.