Ivanov sqarohet për “takimin” e djeshëm me Zaevin dhe Dimitrovin

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov është sqaruar për ditën e djeshme dhe takimin dy minutash që kishte me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin për punë të jashtme Nikolla Dimitrov. Ai ka thënë se e ka marrë dokumentin dhe nuk ka pasur se për çfarë të flet në atë takim ngase nuk ka qenë i njoftuar me përmbajtjen e marrëveshjes.

Marketing

“Unë nuk kam qenë në sjelljen e atij dokumentit dhe pse të jem unë ai i cili do ta legalizoj të njëjtin. Si e kanë krijuar dhe e kanë sjellë pa pjesëmarrjen time, ashtu edhe le ta mbarojnë. Ky është qëndrim principiel për shkak se është në përputhshmëri me Kushtetutën dhe Ligje e Maqedonisë”, ka thënë Ivanov nga Bullgaria, transmeton SHENJA.

Ivanov në konferencën për shtyp theksoi se dihet se kush e ka penguar Maqedoninë tërë këto vite dhe ndikon në stabilitetin e rajonit dhe të Maqedonisë.

Marketing