Ivanovska: Ndërmarrjet publike në borxhe, ndërsa nxisin për punësime të reja

Rezultatet nga hetimet për nepotizëm do të jenë befasuese, tha në intervistë për “Civil Media” kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska.

Marketing

Ajo sqaron se problemi më i madh është në sistemin i cili mundëson punësime në institucionet e shtetit, edhe atëherë kur nuk ka nevojë.

“Jo që punësimet bëhen në mënyrë joligjore. Jam e sigurt se të gjithë gjejnë një dispozitë ligjore. Megjithatë, ajo që është më shumë në dispozita më të gjera është ajo që sistemi i tillë është ndërtuar disa vite më herët, e cila hap dhe do të hap, vende pune të reja, pa marrë parasysh se a ka nevojë. Nga disa hetime që i kam lexuar gjerë tani dhe që janë bërë nëpër ndërmarrjet publike, të cilat edhe pse punojnë me humbje, nxisin punësime të reja. Ndërmarrjet publike me logjikë të shëndoshë duhet të sjellin përfitime në ndërmarrje dhe në përgjithësi në shtet. Nuk duhet që ndërmarrjet publike, të cilët punojnë me humbje, të rrisin kapacitetin njerëzor”, tha Ivanovska.

Ajo tha se vetë sistemi është i tillë që gjeneron nepotizëm.