Izet Mexhiti: BDI me gënjeshtra e mban anëtarësinë e tyre që mos tu ik

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti në Pikë Podcast ka komentuar zhvillimet brenda BDI-së, ku siç tha ai në vazhdimësi po gënjen anëtarësinë e vet si mekanizëm që mos të shpërbëhen.

Marketing

“BDI po përdor një mekanizëm duke rrejt anëtarësinë e gjërë që mos të ik. Do kthehemi për 1 muaj, do kthehemi për 2 muaj, do të dalim në protesta. Pastaj kur e shohin se nuk kanë përkrahje për protesta thonë do bëjmë takime me qytetarët, dhe kur bahen takimet me qytetarët, ato mbahen me strukturat partiake, ku të njëjtit sillen Kumanovë-Likovë dhe anasjelltas, kështu duke e rrejt njëri tjetrin”, deklaroi Mexhiti.