Ballina Aktuale Izet Mexhiti: Edhe nga dera po të na përzënë, ne nga dritarja...

Izet Mexhiti: Edhe nga dera po të na përzënë, ne nga dritarja to të hyjmë

Nënkryetari i BDI-së dhe një nga prijësit e “Grupit të zjarrit”, Izet Mexhiti lëshoi një sërë akuzash e mesazhesh ndaj bashkëpartiakëve të tij në krye të partisë dhe institucioneve të shtetit. Ai tërhtorazi iu kundërpërgjigj edhe kryeparlamentarit Xhaferi, i cili nga Gostivari u çoi mesazh përfaqësuesëve të të pakënaqurve që të krijojnë shtëpinë e tyre politike.

Marketing

“Mund të na dëshirojë dikush shtëpi të re, por ne nuk dalim nga shtëpia jonë. Edhe nga dera po të na përzënë, nga dritaret do të hyjmë. Sepse ne jo vetëm në shtëpi, por edhe në rrugë kur na shohin, na thonë: ja ky i BDI-së”, u shpreh Mexhiti, përcjell KlanM.

Mexhiti akuzoi Artan Grubin se e ka uzurpuar partinë, ndërsa BDI-në e sotme si joorigjinale.

“Kjo BDI është e sulmuar nga propaganda e uzurpatorëve, që me makinerinë e tyre arritën që të imponohen në BDI dhe të katapultohen në majat më të larta të pushtetit. pra sot kemi BDI-në e vërtetë origjinale këtu dhe Artan Grubin në anën tjetër. Po, fjalën e kam për Artan Grubin, shokun tim të klasës”, tha Mexhiti.

Mexhiti theksoi se Grubin e ka ndihmuar derisa ka qenë pjesë e shoqërisë civile e përkthyes në ambasada, ndërsa e akuzoi se po e keqpërdor UÇK-në në çdo dalje publike./KlanMacedonia

Marketing
Exit mobile version