Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në një intervistë për emisionin “Rrjedha” të Rron Gjinovcit në Kosovë, deklaroi se qeveria aktuale ka kapacitet demokratik dhe politik për të trajtuar çështjet e rëndësishme që lidhen me të drejtat e shqiptarëve.
Mexhiti theksoi se është koha e fundit që termi “20 përqindëshi”, i cili përdoret për përkufizimin e gjuhës shqipe në Kushtetutë, të hiqet, duke e cilësuar atë si një term ofendues për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
“Jo vetëm që duhet të zbatohet Ligji për Gjuhët, por është koha e fundit që të hiqet 20 përqindëshi,” deklaroi ai, duke nënvizuar rëndësinë e një qasjeje më të drejtë dhe respektuese ndaj statusit të gjuhës shqipe në vend.

Marketing
Marketing