Izet Mexhiti: Koalicioni VLEN është përfaqësuesi i vetëm i shqiptarëve

Lideri i Lëvizjes Demokratike dhe njëherit bartës i Listës së Koalicionit VLEN në njësinë e parë zgjedhore, Izet Mexhiti, ka vizituar sot Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ndërkohë që për mediat ka deklaruar se në këto zgjedhje përfaqësuesi i pastër i shqiptarëve është vetëm Koalicioni VLEN.

Marketing

“Por, në këto zgjedhje përfaqësuesi i pastër i shqiptarëve është vetëm Koalicioni VLEN. Fronti Evropian ka koncept qytetarë. Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Ziadin Sela, të ndihmuar nga partitë e pakicave: turq, rom, boshnjak, arritën të bëjnë një distancë karshi Koalicionit të pastër shqiptar VLEN, mirëpo e humbën të drejtën që të thirrën në votat shqiptare dhe në konceptin kombëtarë. Ne me 8 Maj, do të jemi përfaqësues legjitim dhe fitues te kampi shqiptar, me më shumë vota shqiptare, me më shumë deputet shqiptar dhe rrjedhimisht do ta kontrollojmë shumicën e Badinterit në Parlamentin e ardhshëm”, ka thënë Mexhiti.