Izet Mexhiti: Ligji për branitellat i prish marrëdhëniet ndëretnike

Në edicionin e lajmeve të Alsat M, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti ka folur edhe për Ligjin e Branitellave që sipas tij paraqet provokimin e radhës nga LSDM për ti prishur marrëdhëniet ndëretnike.

Marketing

“Ligji i Branitellave vjen nga LSDM dhe jo nga partneri jonë qeveritar. LSDM nuk e ka dertin e branitellave por vetëm për të provokuar partnerin e koalicionit dhe të shkaktojnë tensione”, ka thënë Mexhiti.

Ai poashtu ka deklaruar se vet ish zv.kryeministri, Artan Grubi ka kontribuar për avancimin e të drejtave për branitellat.

“Qeveria e kaluar ka miratuar ligje për beneficione të branitellave, madje vet Artan Grubi ka nënshkruar vendim për shpërblimin e tyre”, ka shtuar Mexhiti.