Izet Mexhiti: Me balancuesin vitet e fundit Dragani dhe Stojani i kanë zënë vendin e punës shqiptarëve

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti si mysafir në edicionin e lajmeve të Alsat M ka folur për tërheqjen e balancuesit, pasi i njëjti është keqpërdorur dhe nuk i shërben më përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve nëpër institucione.

Marketing

“Balancuesi në fillim sjelli rezultate pozitive për ngritjen e përqindjes së shqiptarëve nëpër institucione, por viteve të fundit nuk është përfill dhe është keqpërdorur, ku Dragani dhe Stojani kanë zënë vendin e shqiptarit”, ka deklaruar Mexhiti.