Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN, theksoi se koalicioni numrat me deputetë i ka më mirë se sa para këtyre lëvzijeve që kanë ndodhur, transmeton TV21. Mexhiti para mediave tha se lëvzijet e fundit që kanë ndodhur nuk janë në një vijë me votuesit e VLEN-it.
“Lëvizjet e fundit që janë bërë nuk janë në një vijë me votuesit e VLEN-it, me votuesit e ndryhimit, prandaj edhe ndodhën këto ndarje, këto riformatime të reja, sepse edhe anketat profesionale tregojne se ASH-ja është prej fillimit antipod i BDI-së. Mbi 90% e elektoratit të ASH-së nuk e pranojnë t’i shërbejnë kthimit të BDI-së dhe mendoj se këto lëvizje do të vazhdojnë sepse këtu është qëndrimi konsekuent që e kemi premtuar në zgjedhje për ta sjellë ndryshimin, prandaj edhe jemi bashkë këtu. Çdo ditë na bashkohen edhe deputetë edhe struktura të ndryshme, jo vetëm nga ASH-ja por tashmë është destabilizu edhe Fronti Europian dhe atë që mund ta them sonte, që numrat me deputetë i kemi më mirë se sa para kësaj lëvizje që ka ndodhur”, deklaroi zëvendëskryeminsitri i parë Izet Mexhiti.