Izet Mexhiti mesazh ndërkombëtarëve: “E kuptojmë zhgënjimin tuaj, por ne jemi aleatët tuaj – na besoni”! (VIDEO)

Lideri i Lëvizjes Demokratike pjesë e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti ka dërguar kritika deri te BDI-ja nga konventa promovuese e kandidatit të tyre për president, Arben Taravari, transmeton TV21.

Marketing

Tha “se sistemit të kalbur të BDI-së i ka ardhur fundi”.

“Dora e BDI-së ka hyrë në çdo shtëpi dhe ka bërë përçarje. Ky pra është sistemi i kalbur i BDI-së të cilit i ka skaduar afati i përdorimit”.

Ndërkaq ka dërguar porosi te ndërkombëtarët që t’iu besojnë, sepse i kanë aleatë.
“E kemi edhe një mesazh për aleatët tanë ndërkombëtarë. E kuptojmë zhgënjimin tuaj nga klasa aktuale politike shqiptare. Ju e keni lexuar moti mashtrimin politik që po ua bëjnë pushtetarët shqiptarë. Mos keni asnjë dilemë se tek opozita shqiptare do të gjeni aleatin dhe partnerin tuaj për të reformuar sistemin e kapur dhe të kalbur… Ka ardhur koha për ndryshim dhe na besoni”, tha Mexhiti./TV21 https://fb.watch/qzphkXhWpD/?mibextid=Nif5oz