Izet Mexhiti: Ne jemi derivat i BDI-së së UÇK-së, Grubi është derivat i Dick Marty

Mbrëmë në Kumanovën e sakrificës së madhe kombëtare, po paralajmërojmë FITOREN E MADHE të shqiptarëve dhe koalicionit opozitar VLEN! Kështu deklaroi lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti gjatë hapjes së Shtabit partiak në Kumanovë.

Marketing

“Ftoj çdo aktivist të sinqertë të BDI-së t’i bashkëngjitet Lëvizjes Demokratike sepse fryma e vërtetë e BDI është pikërisht në Lëvizjen tonë! Ne nuk e mohojmë që kemi qenë pjesë dhe derivat i atij subjekti, por jemi derivat i BDI-së së UÇK-së dhe asnjëherë nuk kemi qenë derivat i Dick Martit, shtëpive të verdha, e rasteve të montuara, ku çdokund del i përzier Artan Grubi, tha Mexhiti.

Ai ftoi që nga nesër masovikisht të dilet në orën 10 të mengjesit dhe me nënshkrimin tonë të legjitimojmë kandidaturën e kandidatit shqiptar për President, Dr. Arben Taravarit dhe të vendosim shenjën tonë në NDRYSHIMIN E MADH që po vjen me 8 Maj!

Marketing