Ballina Aktuale Izet Mexhiti: Ne nuk do ta tradhëtojmë besimin qytetar asnjëherë, për asnjë...

Izet Mexhiti: Ne nuk do ta tradhëtojmë besimin qytetar asnjëherë, për asnjë çmim

Të nderuar përkrahës të koalicionit VLEN. Jemi shumë, jemi 107.000🇦🇱

Marketing

JU FALENDEROJ nga zemra për këtë mbështetje rekorde, historike për opozitën shqiptare!

Me këtë mbështetje, nga gjithë qytetet e fshatrat, ju e vulosët fitoren absolute në kampin politik shqiptar, me çka na e dhatë legjitimitetin e plotë për t’ju përfaqësuar!
Ne do të jemi zëri i shqiptarëve në Qeverinë e re, sepse ne jemi përfaqësuesit e votës së pastërt shqiptare.
Plani VLEN 2030 tani është synimi jonë, si pjesë e Qeverisë së re. Idetë e projektet konkrete për të mirën e qytetarëve tani janë preokupimi ynë i përditshëm.

Beteja u fitua. Ne nuk do ta tradhëtojmë besimin qytetar asnjëherë, për asnjë çmim.
Sepse shqiptari VLEN.

Exit mobile version