Izet Mexhiti ngushëllon famijen e Xhevair Jakupit-Xhekit

Depueteti i BDI-së dhe ish-kryetari i komunës së Çairit i ka shprehur ngushëllime familjes së Xhevair Jakupit-Xhekit, për humbjen e të birit.

Marketing

“Sot Çairi dhe Shkupi humbi një djalë unikat, puntor i paparë, i këndshëm dhe i dashur me të gjithë, e unë humba nje shok!
Ngushëllime familjes dhe gjithë atyre që e njohën!
Zoti e meshiroftë shokun tonë Xhekin, do na mungojë! ”, ka shkruar Mexhiti.

Mëngjesin e sotëm, në moshën 38 vjeçare, në Shkup ka ndërruar jetë njëri nga berberët më të njohur të Shkupit, Xhevair Jakupi – Xheki, pronar i studios “Xheki Young” në QT Zebra.

Lajmi u përhap me shpejtësinë e dritës në rrjetet sociale. Përmes profileve të tyre në Facebook, shkupjanët ndajnë kujtimet e tyre dhe i bëjnë nderimet e fundit njeriut që çdo ditë shpërndante energji pozitive dhe kujdesej për pamjen e tyre.

Berberi i famshëm Xheki, edhe pse i ri, kishte më shumë se 25 vjet përvojë në këtë zanat. Ai ishte një nga berberët e preferuar të Shkupit.