Izet Mexhiti: Nuk ka Front Europian, BDI e izoluar dhe partner i padëshiruar nga të gjithë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti mbrëmë deklaroi se tanimë nuk ekziston i ashtuquajturi Fronti Europian që udhëhiqeshte nga Ali Ahmeti, që don të thotë që Ali Ahmeti as nuk ka front e as nuk ka forcë absorbuese që të afrojë parti më të vogla, të krijojë aleanca, ngadalë po mbetet vetëm. Nëse deri në qershor BDI ishte faktor në çdo kombinim, kjo BDI e transformuar që me asnjë partner shqiptar në qeveri nuk është sjellur në mënyrë fer, edhe atëherë kur janë bashkuar në qeveri gjithmonë ka punuar që këto partnerë t’i përçajë dhe dobësojë, me këto veprime nga faktor kyç, tani është kthyer në parti e padëshirueshme në çdo kombinim.

Marketing

Prandaj bëjnë edhe veprime të këtilla me shkarkime, kërcënime, plumba, sepse ndodhen në panik, dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë, por vetëm më shumë do e dëmtojnë veten.

Marketing