Izet Mexhiti shkruan status, Sadulla Duraku i komenton

Për 146-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se tubimi që është mbajtur në atë ditë është prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar dhe shtoi se Lidhja e Prizrenit është shembull i organizimit dhe bashkimit të shqiptarëve, përcjell TV21.

Marketing

“Lidhja e Prizrenit është një shembull i shkëlqyer i bashkimit dhe organizimit të shqiptarëve në kohë të vështira. Ajo vazhdon të jetë një burim frymëzimi për brezat e sotëm dhe një pikë referimi për ndjenjën e identitetit kombëtar”, ka shkruar mes tjerash Mexhiti.
Pikërisht në këtë postim, Sadulla Durkau nga BDI ka komentuar “Izet nuk tē takon ketē dit historike”, por që Duraku nuk e ka elaboruar më tepër atë që donte të thoshte.