I ftuar në edicionin e lajmeve të Alsat M, zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti është pyetur edhe për vizitën e ambasadorit rus në komunën e Kumanovës, ku është shqyrtuar mundësia për futjen e gjuhës ruse në programet shkollore.
Sipas Mexhitit ky është vetëm një takim me karakter lokal që nuk lëkund vizionin evropian të kësaj qeverie, dhe se ShBA mbetet aleati më i fortë i shtetit tonë.
“Ju e dini se kjo qeveri në vizitën e parë zyrtare e ka mirëpritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe vizitat lokale të ambasadorëve rus në komunën e Kumanovës nuk kanë të bëjnë me vizionin tonë, ndërsa përgjigjen do ta marrin në zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi Mexhiti.
Ai poashtu ka kujtuar se vizitën e parë protagonistët e kësaj qeverie i kanë realizuar në ShBA, Londër dhe shtetin fqinjë, Kroacinë.