Ballina Aktuale Izmit Nura: Shqiptarët në Turqi, gjaku nuk bëhet ujë

Izmit Nura: Shqiptarët në Turqi, gjaku nuk bëhet ujë

Izmit Nura, Zv.drejtori i Agjencionit për Emigracion me ftesë të Rinisë Shqiptare në Turqi qëndroi disa ditë në Stamboll ku takoi komunitetin shqiptar, njofton Struga Ekspres.
“Me ftesë të Lidhjes së rinisë shqiptare në Turqi me kryetar z.Fatih Jëlldëz dhe nën organizimin e disa shoqatave të ndryshme kulturore kisha nderin të marrë pjesë në javën e kulturës shqiptare, ku pata privilegjin të mbaj një fjalë rasti.

Marketing

Ishte një ndjenjë e pa përshkruar, histori e një rrugëtimi të larë me lot.
Gjatë kësaj vizite ku u njoftova me jetën e tyre të organizuar në shoqata të ndryshme nën emrin e vendlindjeve.

U informova dhe mbi procesin e mësimit dhe ruajtjes së gjuhës shqipe ku nga 2017 me ndryshimet kushtetuese u lejohet mësimi i gjuhës shqipe dhe nëpër shkolla, me ç’rast nga Agjencia për Emigracion u dhurova libra.

Gjatë qëndrimit në Stamboll vizita e radhës ishte në Qendrën Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku u prita nga z.Ramadan Ramadani, i cili më njoftoi mbi aktivitetet e qendrës dhe se hapësirat e Qendrës janë në shërbim të mërgimtarëve.

Vlen të theksohet interesimi i madh i mërgimtarëve për rikthimin e nënshtetësisë dhe dëshira e tyre për të investuat në vendlindje.
Ky aktivitet kishte plot emocione dhe lot, sakrificë e një rrugëtimi që ka kaluar populli jonë.

Faleminderit për mikpritjen , o vëllezër të amanetit të madh, se gjaku nuk bëhet ujë!”, përfundoi Nura.

Exit mobile version