Izraeli arreston 60 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe në Kuds

Ushtria izraelite arrestoi 60 palestinezë në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

Organizata joqeveritare e njohur për punën e saj mbi palestinezët në burgjet e Izraelit, Klubi Palestinez i të Burgosurve, tha se shumica e palestinezëve të arrestuar ishin aktivistë dhe udhëheqës të lëvizjes Hamas.

Në deklaratë thuhet se numri i personave të arrestuar arriti në 60, sipas informacionit të siguruar nga dëshmitarët okularë, ku në mesin e të arrestuarve ishte edhe menaxheri i Hamas-it në qytetin e El-Halil, Nayif er-Rajub.

Marketing

Klubi Palestinez i të Burgosurve dje njoftoi se 1.800 palestinezë u arrestuan nga forcat Izraelite për shkak të rritjes së tensioneve në prill.

Ngjarjet në Kuds dhe Gaza

Sulmi i Izraelit ndaj besimtarëve në Mesxhidi al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar gjatë Ramazanit dhe planet për t’i dëbuar banorët e lagjes Sheikh Jarrah nga shtëpitë e tyre përshkallëzoi tensionet në rajon.

Grupet palestineze të rezistencës në Rripin e Gazës të hënën më 10 maj i dhanë afat policisë izraelite të tërhiqej nga Xhamia Al-Aksa dhe lagjja Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të okupuar deri në orën 18:00 sipas kohës lokale.

Pasi policia izraelite nuk u tërhoq nga Mesxhid al-Aksa dhe Sheikh Jerrah, grupet palestineze të rezistencës lëshuan shumë raketa në drejtim të Izraelit.

Pas kësaj, ushtria izraelite njoftoi se ishte nisur një operacion ushtarak i quajtur “Mbrojtësit e Mureve” kundër Rripit të Gazës.

Të paktën 230 persona të cilët 65 prej tyre fëmijë kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 10 maji.



. .