Ballina Lajme Botë “Izraeli do të synojë Turqinë”, Erdogan: Netanyahu do të vdesë në burg...

“Izraeli do të synojë Turqinë”, Erdogan: Netanyahu do të vdesë në burg si Mlladiç

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është i destinuar të vdesë në burg si Ratko Mlladiç, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin e Srebrenicës.

Marketing

“Herët a vonë kasapi i Gazës, Netanyahu dhe ata që marrin pjesë në gjenocidin në Gaza do të presin të njëjtin fund”, tha Erdogan, gjatë një fjalimi në grupin e tij parlamentar, pasi citoi ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës që “presin të vdesin në burg”.

Sipas presidentit turk, nëse Izraeli nuk ndalet, do të synojë Turqinë me iluzionin se është një tokë e premtuar

“Mos mendoni se Izraeli do të ndalet në Gaza, nëse ky shtet terrorist nuk ndalet, herët a vonë do t’i vërë sytë Anadollit me iluzionin se është një tokë e premtuar”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Ne do të vazhdojmë të jemi në anën e Hamasit që lufton për pavarësinë e territorit të tij dhe mbron Anadollin”, shtoi Erdogan gjatë fjalimit në grupin parlamentar të partisë së tij, pasi përsëriti se nuk e konsideron grupin palestinez një organizatë terroriste.

Exit mobile version