Izraeli kërcënon se do të bombardojë kampin e refugjatëve Al-Shati në Gaza

Izraeli kërcënon se do të bombardojë kampin e refugjatëve Al-Shati në Gaza
Ushtria izraelite ka bërë të ditur se do të fillojë sulme intensive dhe ka bërë thirrje për “evakuimin e rajonit urgjentisht” për banorët në kampin e refugjatëve Al-Shati në perëndim të qytetit të Gazës.

Marketing

Mediat e huaja shkruajnë se avionë izraelitë lëshuan broshura që përmbajnë thirrje për evakuimin e kampit të refugjatëve.

“Ushtria izraelite kërkon nga banorët e kampit Shati që nga pjesa veriore e Rripit të Gazës të shkojnë në mënyrë urgjente në jug të qytezës Al-Mawasi në perëndim të qytetit Khan Younis”, thuhet në broshura.

Në broshurat e hedhura nga avionët, ushtria izraelite kërkon nga banorët e rajonit që të shkojnë në jug përmes rrugës Al-Rasheed, e cila lidh veriun me jugun e Rripit të Gazës.

Ndër të tjera në broshurat ku thuhet se ushtria izraelite do të fillojë sulm intensiv, deklarohet:

“Koha mbaroi. Në orët në vijim forcat tona do të bombardojnë në mënyrë të rëndë terroristët e Hamasit. Nuk premtojmë se do të vijë një mesazh tjetër paralajmërimi. Evakuoni menjëherë zonën”.

Ushtria izraelite më parë ka kërkuar nga palestinezët në veri të Rripit të Gazës që të evakuojnë qytetin e Gazës dhe rajonet veriore të tij./