Ballina Aktuale Izraeli nuk mjaftohet me vaksinat, po prodhon sprajin për hundët që vret...

Izraeli nuk mjaftohet me vaksinat, po prodhon sprajin për hundët që vret Covidin

Sipas mediave të huaja në një fabrikë izraelite ka filluar të prodhohet një spraj për hundët, i cili ka aftësinë të “vrasë” 99.9% të grimcave të koronavirusit.

Marketing

Krijuesi, Dr. Gilly Regev tha në “Times of Israel” se spraji mund të kishte parandaluar Covid-19 të përhapet në këtë nivel në botë.

Ndër të tjera, Regev tha se: “Shpresojmë që spraji të shpëtojë shumë jetë në vendet që janë duke pritur vaksinën”.

Ai tha se medikamenti në fjalë është i efektshëm, pasi kjo gjë është vertetuar edhe në një laborator kundër një game të gjerë virusesh dhe se variante të reja të koronavirusit nuk do të ndikonin në efektivitetin e tij.

Marketing
Exit mobile version