Izraeli nuk ndal masakrën në Gaza, 54 të vrarë nga sulmet e fundit, mes tyre edhe fëmijë

Izraeli vijon të sulmojë pa mëshirë Gazën. 54 persona kanë mbetur të vrarë gjatë orëve të fundit, 36 prej të cilëve në një shkollë të shndërruar në strehimore, të cilës iu vu flaka ndërsa njerëzit po flinin.

Marketing

Rezultatet e Zgjedhjeve Live
Një zëdhënës i Mbrojtjes Civile të drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se u gjetën 20 trupa mes të cilëve edhe fëmijë. Shumë prej trupave ishin djegur rëndë.

Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër militantët që operonin nga shkolla.

Sakaq grupet humanitare kanë paralajmëruar se banorët e Gazës mund të vdesin nga uria dhe thonë se ndihmat që kanë ardhur ditët e fundit nuk janë aspak të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e popullsisë.

Izraelitët janë zotuar se do ta marrin kontrollin e Gazës dhe se do të vazhdojnë të luftojnë, derisa Hamasi të shkatërrohet apo të çarmatoset, dhe derisa ai të kthejë 58 pengjet e mbetura, një e treta prej të cilave besohet të jenë gjallë.