Izraeli të enjten miraton buxhetin për luftë

Kabineti i Izraelit do të miratojë të enjten një buxhet për kohën e luftës për vitin 2024.

Marketing

Kështu tha të dielën Ministri i Financave Bezalel Smotrich, pasi ministrat miratuan 9 miliardë shekelë (mbi 2 miliardë e 200 milionë euro) në mbështetje financiare për rezervistët ushtarakë.

“Shteti i Izraelit vendos rezervistët dhe familjet e tyre në qendër dhe kjo është spiranca e buxhetit për vitin 2024 që ne do të dorëzojmë këtë fundjavë”, tha Smotrich në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant.

Izraeli vitin e kaluar miratoi një buxhet dyvjeçar për 2023 dhe 2024, por lufta kundër Hamasit në Gaza ka tronditur financat e qeverisë, duke kërkuar ndryshime buxhetore dhe shpenzime shtesë, raporton Reuters.