Ja çfarë thotë kryeministri Zaev për bombat të cilat vetë filloi ti publikojë

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar për nesër takim të ri mes grupeve punuese partiake për ligjin e ri të Prokurorisë. Ai është shprehur optimist duke thënë se shpreson në arritjen e një marrëveshje edhe atë në afat sa më të shpejtë që të kapen edhe afatet për marrjen e datës për negociata me Bashkimin Evropian.

Marketing

Kjo deklaratë vjen një javë pasi grupet e pushtetit dhe opozitës nuk realizuan asnjë takim. Gjatë ditës së sotme dy palët u përplasën për atë se kush është fajtor për prolongimin e taimeve të cilat u zhvilluan në katër raunde parapraisht. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, së fundmi pati deklaruar se i është dhënë hapësirë VMRO-DPMNE-së që të bëjnë konsultime shtesë në parti për ti rishqyrtuar disa nga amendamentet e dorrëzuara. Bëhet fjalë për amendamentet të cilat parashohin shuarjes e PSP-së pas përfundimit të proceseve gjyqësore për 20 rastet e hapura dhe për ndërprerjen e të gjitha hetimeve të hapura pas 30 qershorit të vitit 2017. Si amendament alternativ nga VMRO-DPMNE është propozuar që PSP të mos ketë autonomi por të jetë një repart në kuadër të prokurorisë së përgjitshme për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Avokati Toni Menkinoski i cili është negociator i deleguar nga VMRO-DPMNE ka akuzuar ministren Deskoska se nuk e ka ftuar në taim për më shumë se një javë.
Pas kritikave të këtilla, nga ministria e drejtësisë kanë dalë me kundërpërgjigje të kundërt duke thënë se vetë Menkinoski ka qenë ai që ka kërkuar aulim të takimit. Nga Ministria e Drejtësisë njoftojnë se janë pranuar disa amendamente të VMRO-DPMNE-së të cilat nuk rrezikojnë punën e PSP-së dhe rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare e që janë edhe kusht për marjen e datës për hapjen e negociatave me BE-në. Këto deklarata vijnë vetëm disa ditë pasi dy liderët e partive më të mëdha, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickovski dolën me qëndrme diametralisht të kundërta. Mickovski i pari tha se nuk ka përparim në bisedime dhe nuk është optimist për marrëveshje, ndërsa Zaev ishte optimist duke thënë se është arritur përparim i vogël. /Shenja