Ja cilat familje do të mund të marrin kompensimin për fëmijën e tretë

Shteti për herë të parë tregon gatishmërinë për t’u kujdesur për qytetarët më të varfër. Tani, ndihma për fëmijën e tretë do të merret vetëm nga ata që kanë pak të ardhura, respektivisht të ardhur totale prej 12,000 denarësh ose paga minimale në familje, tha sot Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

Marketing

Ajo thekson se ndihma për fëmijën e tretë është marrë nga të gjithë, edhe ata që kanë shumë edhe ata që kanë më shumë dhe ata që nuk kanë asgjë.

“Tani kompensimin për fëmijën e tretë do ta marrin vetëm ata që kanë pak, ata që kanë të ardhurat totale prej 12.000 denarësh, ose me pagën minimale në familje. Pra, nëse ju keni të ardhura familjare deri në 12.000 denarë ata mund të realizojnë të drejtën fëmijës së tretë siç ishte edhe në ligjin e mëparshëm, domethënë, pra në 10 vitet e ardhshme do të marrin kompensim prej 8.000 denarësh për çdo fëmijë të tretë që ka lindur. Pra kompensimin për fëmijën e tretë do ta përkrahim dhe do ta paguajmë në mënyrë që ai të ketë një jetë më të mirë, por vetëm për familjet e varfra.

Pjesa tjetër nuk do të jetë në gjendje ta realizojnë këtë të drejtë. Ndihma e njëfishtë për fëmijën e partë mbetet në ligj ashtu siç ishte në vendim paraprak, dhe japim kompensim edhe për fëmijën e dytë”, tha Carovska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës së shtypit për zbatimin e reformës sociale.

Marketing