Ballina Sport Ja cilat ndeshje luhen sonte në kualifikimet e Kupës së Botës

Ja cilat ndeshje luhen sonte në kualifikimet e Kupës së Botës

11 ndeshjet do të luhen sonte në kuadër të kualifikimeve për ‘Katar 2022’.

Marketing

Të gjitha këto përballje do të luhen nga ora 20:45, dhe disa prej tyre pritet të jenë tejet interesante.
Njëra ndër ndeshjet më të rëndësishmë është ajo mes Turqisë dhe Norvegjisë, të dyja Kombëtaret janë në garë për t’u kualifikuar tutje andaj synojnë vetëm fitore.

Pas gjashtë ndeshjeve në grupin G, turqët kanë 11 pikë në pozitën e tretë, kurse norvegjezët janë në vendin e dytë me 13 sosh.

Gjermania e pret në shtëpi Rumaninë, në një sfidë ku synojnë të marrin tre pikët e radhës që t’i afrohen edhe më shumë kualifikimit.

Holanda do të jetë mysafire e Letonisë, ‘Tulipanët’ janë favorit apsolut që të marrin tre pikë kundër letonezëve që luajnë pa ndonjë objektiv.

Ndërkohë sifë tejet interesante është edhe ajo mes Çekisë dhe Uellsit, një përballje direkte për pozitën e dytë në grupin E.

Këto janë të gjitha duelet që luhen sonte në kualifikimet e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Marketing
Exit mobile version