Ministria e Brendshme informon opinionin publik se gjatë protestës sonte në Shkup, përpara Parlamentit, disa demonstrues kanë përdorur objekte dhe me dhunë kanë shtyrë gardhin e sigurisë duke u përpjekur për të hyrë me forcë në Parlament.
Për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe ndërhyrjen e dhunshme në Parlament, dhe duke vepruar në përputhje me procedurat, policia përdori gaz lotsjellës.
Janë lënduar shtatë policë dhe dy civilë të gjinisë femërore dhe deri më tani janë arrestuar 25 persona.
Ministria e Brendshme theksoi se respektojnë të drejtën për protesta paqësore, por nuk do të lejojë përdorimin e forcës dhe ndërhyrjeve të dhunshme dhe prishjen e rendit dhe qetësisë publike. Ministria apelon që të shprehet mendimi publik në një mënyrë demokratike.