Ja kur mbahet edicioni i 17-të i festivalit „NOTA FEST“

Produksioni Avantgarde,

Marketing

E cila i mbron të gjitha të drejtat e festivalit të muzikës së lehtë zbavitëse „NOTA FEST“ organizon edicionin e 17-të të festivalit në javën e parë të Dhjetorit të vitit 2021.
Në vitin e kaluar të festivalit „NOTA FEST 2020 (Edicioni i 16-të)“ Juria e festivalit e përbërë nga;
– Kastriot Tusha
– Valton Beqiri
– Adem Ymeri
– Driton Sulejmani
– Elita Reçi
– Ariana Kuriu-Grubi
– Shpend Ahmeti
ndanë tre çmimet e para si dhe disa çmime të tjera për 14 këngët pjesmarrëse të vitit të kaluar.

1. Xhesika Polo – Frymë
2. Eliona Qira – Të harrova
3. Sara Berisha – Të ndarë

Edhe pse në një periudhë të pazakontë, NOTA FEST erdhi për teleshikuesit me nota optimizmi në festën muzikore. I diktuar nga kushtet që na krijoi pandemia me virusin Covid-19, festivali vitin e kaluar u realizua në një studio televizive dhe pa prezencë të publikut.

Ndërkaq, këtë vit Organizatorët e festivalit ndjehen të kënaqur dhe optimist për një bashkëpunim dhe përkrahje direkte mediale nga ana juaj. Festivali,

SHPALL KONKURS:

– KUSHTET:
KËNGA E MASTERIZUAR (E PA TRANSMETUAR MË PARË)
ZHANRET MUZIKORE; POP, POP-ROCK, FUNK, BLUES
KONKURSI VLEN DERI MË 10 NËNTOR, 2021.
JU MIRËPRESIM,
në e-mailin zyrtar të festivalit; [email protected]

– Ky Festival fokusohet në [ Afirmimin e talentëve dhe zbavitjen e audiencës Shqiptare ] planifikohet të mbahet në një skenë të mbyllur dhe të madhe me publikë [ sipas rregullores për shkak të pandemisë Covid-19 ] dhe pritet që të marrin pjesë muzicientë të njohur Shqiptar dhe ndërkombtarë. Festivali i muzikës së lehtë zbavitëse
[ NOTA FEST – 2021 ]
Me ndihmën e temave atraktive dhe idesë inovative të Produksionit Avantgarde, ne synojmë për ta bërë këtë ngjarje një sukses të madh.

Me respekt,

Avni Aliu
Drejtor i Festivalit