Ja kur pritet të dorëhiqet Zoran Zaev nga posti kryeministri 

Kryeministri Zoran Zaev do të tërhiqet nga funksioni pas fjalimit vjetor të Presidentit Stevo Pendarovski – ka deklaruar jozyrtarisht për Dojçe Velen burime nga koalicioni qeveritar.

Marketing

Nuk saktësohet nëse kjo do të ndodh ditën e njëjtë ose një ditë pas, por sipas burimeve, qëllimi i Kryeministrit është që të tërhiqet para fundit të vitit, që të nisin afatet për qeverinë e re dhe ky proces të përfundojë deri në mesin e Janarit.

Për momentin nuk ka konfirmime zyrtare për këto pohime, por më se e sigurtë është se fundi I këtij dhe fillimi I vitit tjetër politikisht do të jenë intensive – nga njëra anë me kërkesën për zgjedhje të parakohshme nga opozita, kurse nga ana tjetër qëllimi I shumicës aktuale që të formojë qeveri stabile që do ti udhëheq proceset deri në fund të mandatit.

Ajo që nuk mund të parashihet tërësisht, është se si do të reflektohet vetoja bullgare ndaj situatës aktuale.

Vendimi I Sofjes zyrtare që të mos heq dorë nga pozicionet e deritashme, tashmë ka hapur çështjen e qëndrueshmërisë së shumicës parlamentare, duke marrë parasysh se një nga arsyet e ardhjes së Alternativës në Qeveri, ishte rëndësia e momentit respektivisht gjasat për nisjen e mundëshme të negociatave me BE-në.

Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se nëse Maqedonia nuk I nis negociatat me BE-në, nuk është e nevojshme Alternativa të jetë pjesë e Qeverisë./KlanMacedonia.

 

Marketing