Skuadra e Partizanit, në këtë fillim viti, ka prezantuar trajnerin e ri të ekipit. Përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook”, ekipi i Partizanit shkruan se Dritan Mehmeti ka marrë drejtimit e skuadrës.
Gjithashtu thuhet se ditën e sotme ekipi ka nisur zyrtarisht edhe përgatitjet për vitin 2022.
“Dritan Mehmeti merr drejtimin e skuadrës
Nisin sot zyrtarisht përgatitjet për vitin 2022
Me fillimin e vitit të ri 2022 ekipi ka nisur zyrtarisht përgatitjet në drejtimin e Dritan Mehmetit. Pjesë e familjes së kuqe nga sezoni 2018 – 19 sezon në të cilin u shpall edhe kampion i Shqipërisë në detyrën e zv. trajnerit, Mehmeti ka drejtuar më parë Partizanin B dhe nga ky sezon ishte në krye të ekipit U-21.
Nën drejtimin e trajnerit Mehmeti sot ekipi ka zhvilluar seancën e parë në orën 11:30 në ambientet e kompleksit sportiv “Fooball Republic” për takimin ndaj Egnatias”-shkruhet në njoftimi zyrtar të ekipit të Partizanit.