Ja kush i fiton zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut në dy njësitë kryesore, anketa e “Objektiv” (VIDEO)

Në emisionin “Objektiv” në Televizionin e Maqedonisë së Veriut, që u transmetua mbrëmë është publikuar një sondazh për zgjedhjet e ardhshme se cila parti do të fitojë zgjedhjet.

Marketing

Sipas kësaj ankete kemi në afërsi të madhe midis BDI dhe Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN), por në këtë sondazh janë evidente dhe që bëjnë dallimin votat e Aleancës për Shqiptarët (ASH)

Sipas sondazhit, në njësinë zgjedhore 2

VMRO-DPMNE do të fitonte 19,4%,

LSDM 10%,

BDI 6,5,

LEN 5,5,

ZNAM  4,5

E Majta 3,8

Aleanca për Shqiptarët 2%,

Nuk e di/ 11,5 %,

Nuk dua le të themi 13.8%.

Në njësinë zgjedhore 6

VMRO-DPMNE 8,1%,

BDI 17,9%,

LEN 16%,

ASH 7%,

LSDM 4,4%,

E majta 0,7%,

ZNAM 0,6%,

nuk e di 6%,

nuk dua të them 17.6%.

Analisti politik dhe njohësi i sondazheve, Petar Arsovski theksoi në emisionin Objektiv se zhvillimet e fundit brenda spektrit politik shqiptar po e rrezikojnë BDI-në që 20 vite është në pushtet. Ai ka komentuar edhe ndarjen në ASH. (INA)

Shiko emisionin e plotë KËTU