Ja pse vaksina e Oksfordit do të testohet për herë të parë tek fëmijët

Universiteti i Oksfordit ka nisur për herë të parë studimin e vaksinës së saj kundër koronavirusit tek fëmijët.

Marketing

Vaksina ka për qëllim të vlerësojë kësaj radhe sigurinë dhe përgjigjen imune tek të rinjtë.

Testimi i ri në fazën e mesme do të përcaktojë nëse vaksina është efektive tek njerëzit midis moshës 6 dhe 17 vjeç, bazuar në deklaratën e Universitetit të Oksfordit.

Rreth 300 vullnetarë do të regjistrohen në këtë testim derisa inokulimet a para priten këtë muaj.

Vaksina me dy doza e Okfsordit-AstraZeneca është më e lirë dhe më e lehtë për t’u shpërndarë.

AstraZeneca ka për synim që të prodhojë 3 miliardë doza këtë vit dhe synon të prodhojë mbi 200 milionë doza në muaj deri në prill.

Marketing