Ballina Showbiz Ja sa fiton Xhorxhina nga Ronaldo, në rast të divorcit!

Ja sa fiton Xhorxhina nga Ronaldo, në rast të divorcit!

Kristiano Ronaldo, siç e dimë, është dikush që planifikon gjithçka. Por diskutimi e kapërcen sferën thjesht sportive, përfshin gjithashtu sferën private. Po, sepse siç raporton “TV GUIA”, veterani portugez, i cili aktualisht luan për Al Nassr në Arabinë Saudite, ka planifikuar gjithashtu se çfarë do të ndodhë nëse do të ndahej nga partnerja e tij e jetës, Xheorxhina Rodriguez.

Marketing

Revista portugeze shkruan se, nëse ish-lojtari i Juventusit dhe Xheorxhina do t’i jepnin fund martesës, e ardhmja tashmë do të shkruhet bardhezi, që nga lindja e vajzës së parë të çiftit, Alana Martina. Në fakt, ekziston një kontratë që do t’i udhëzonte të dy se çfarë të bënin.

CR7 është angazhuar të paguajë 100 mijë euro në muaj për përballimin e jetës në llogarinë e alimentacionit të Xheorxhina-s. Por nuk mbaron këtu. Modelja argjentinase (me nënshtetësi spanjolle) do të merrte edhe një vilë në Madrid, të ashtuquajturën “Villa Ronaldo”. Një hapësirë ​​prej 4.000 metrash katrorë e blerë nga Kristiano Ronaldo në vitin 2010 për 5 milionë euro, vlera e së cilës sigurisht është rritur me kalimin e kohës. Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë shenjë ndarjeje. Por çfarëdo që të ndodhë në marrëdhënien e tyre, gjithçka tashmë është vendosur me kontratë.

Marketing
Exit mobile version