Ja sa deputetë fitojnë VMRO-DPMNE, LSDM dhe partitë shqiptare, parashikimi i Mickoskit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski beson se partia e tij do të mbërrij deri në 60 deputetë dhe këtë e bazon në anketat që bën partia e tij.

Marketing

“Duke qenë se edhe ne bëjmë anketa nganjëherë dy apo tri në muaj, e fundit nga mostra prej 1000 të anketuarve për një zonë zgjedhore është kryer në nëntor dhe shifrat janë se në nëntor VMRO-DPMNE varion se do të fitojë nga 51 deri në 54 deputetë, LSDM varion ndërmjet 26 dhe 29, BDI ka një skenar nëse shkon bashkë me Aleancën e Shqiptarëve në krahasim me koalicionin e trefishtë Lëvizja e Izet Mexhitit, Besa dhe Alternativa dhe varianti i dytë është kur BDI shkon ndaras dhe Aleanca për Shqiptarët shkon ndaras dhe ndaras koalicioni i trefishtë. Numrat që i ndajnë së bashku partitë shqiptare janë diku rreth 27-28. Partia e majtë dhe partia e kryetarit të komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski së bashku ndajnë rreth 12 deputetë”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë intervistës në Emisioni “360 Gradë” në TVM 1.

Mickoski shtoi se VMRO-DPMNE do të fitojë shumë më tepër se ato shifra në sondazhe. Ai theksoi se parashikojnë program serioz për një transformim serioz të Maqedonisë.

“Jam i bindur dhe ju siguroj ju dhe qytetarët se Qeveria e ardhshme do të udhëhiqet nga VMRO-DPMNE dhe unë si mandatar dhe historikisht do të jenë vitet më reformuese për Maqedoninë si shtet sepse parashikojmë një program serioz me transformim serioz i Maqedonisë”, përfundoi Mickoski

Marketing